Lajme

Ndërron jetë veterani i UÇK-së Haqif Kadriaj

03/20/2022 17:55
nga:Q R

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haqif Kadriaj, nga komuna e Suharekës.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij, përmes postimeve në rrjetin social Facebook.

Kadrijaj ka vdekur pas një sëmundje të rëndë. I ndjeri ishte luftëtar i orëve të para në komunën e Suharekës, komandant në zonën e Pashtrikut brigada 123.