Profesoresha Shqipe Bajçinca – Brestovci, ka ndërruar jetë të dielën e 31 marsit, ajo ishte e angazhuar në pozita të shumta në sport.
Ndërkaq Brestovci ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ka mbajtur pozita shumë të rëndësishme në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Së fundi ishte kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit dhe anëtare e Bordit të FHK-së.
Poashtu, ishte edhe delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit, ish komesare e garave të FHK-së.
Në mënyrë aktive ishte marrë me karate, atletikë e hendboll. Në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Prishtinës ka ligjëruar për dy dekada e gjysmë.