Lajme

Ndërron jetë personi i cili ra nga një objekt në Prishtinë

04/04/2022 13:53
nga:Donika Fetahu

Para pak çastesh u raportua se një person ka rënë nga një objekt në Prishtinë, për këtë GazetaBlic ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë së rajonit të Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës  nga plagët e marra.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga lartësia e një objekti. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, u shpreh Borovci.

Ndërkohë shtoi se hetimi ka filluar në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

“Aktualisht ka nisur një hetim i rethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant”, shtoi zëdhënësi.