Lajme

Ndërron jetë një i burgosur në Klinikën Infektive

02/12/2022 10:24
nga:Y I

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot rreth orës 07:30 ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive një i burgosur me inicialet A.S i datëlindjes 1975, raporton Gazeta Blic.

I njëjti raportohet se vuante nga disa sëmundje, si ajo e mëlçisë, me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë.

Në njoftim thuhet se për këtë rast është bërë kërkesë për pezullim të dënimit dhe ka qenë në procedurë.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës ‪07:30 në Klinikën Infektive të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri A.S, i lindur më 1975.

Në pranim është konstatuar se vuan nga sëmundje e rëndë dhe e pakthyeshme e mëlçisë, me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë. Tërë kohën është mbajtur në Stacionarin e Burgut dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e së fundmi edhe në Kliniken Infektive ku edhe ka ndërruar jetë.

Si rast i rëndë shëndetësor, ka qenë i vaksinuar me dy doza të Vaksinës anti COVID-19!

Për këtë rast është bërë edhe kërkesa për pezullim të dënimit dhe ka qene ne procedure!

A.S po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe ishte i dënuar për veprën penale, vjedhje e rëndë.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.