Lajme

Ndërron jetë një i burgosur në Gjilan

09/21/2024 08:03
nga:Sh R

Ditën e së premtës (20 shtator), ka ndërruar jetë një i burgosur në Gjilan.

Rastin e bëri të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, ku në njoftim thuhet se i ndjeri kishte probleme të rënda shëndetësore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946. I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre”, thuhet në njoftim.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.