Showtime

Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare “Miss Alabama”

02/22/2022 11:49
nga:Donika Fetahu

“Miss Alabama”, Zoe Sozo Bethel, një konkurrente në konkursin e bukurisë dhe komentuese konservatore, vdiq të premten në Miami nga lëndimet në kokë që ajo mori në një aksident misterioz, njoftoi familja e saj në mediat sociale.

“E dashura jonë Zoe Sozo Bethel kaloi nga kjo jetë në tjetrën si pasojë e plagëve të rënda”, shkruan familja e saj në Facebook.

Bethel, 27 vjeç, përfaqësoi shtetin e Alabamas në konkursin “Miss for America Strong”, i cili nderon gratë beqare.

Ajo ishte gjithashtu një komentatore politike për RBSN, një kompani mediatike konservatore e njohur për mbulimin e mitingjeve të ish-presidentit Donald Trump , sipas familjes së saj.

Sipas postimeve të familjes në mediat sociale, Bethel pësoi ‘dëmtim të rëndë në trurin’ më 10 shkurt në një aksident të paspecifikuar në Miami. Ajo ishte në koma deri më 18 shkurt para se të ndërronte jetë.

Familja nuk ka bërë të ditur se çfarë lloj aksidenti ka shkaktuar lëndimet dhe policia e Miamit nuk ka dhënë detaje, shkruan DailyMail.

Një mesazh i postuar më 14 shkurt thoshte se ‘për fat të keq mjekët thonë se dëmi nuk mund të riparohet dhe se asaj mund të mos ketë shumë kohë për të jetuar’.

Bethel kishte punuar gjithashtu për grupin kundër abortit ‘Students for Life’ dhe ‘Project Veritas’, organizata e krahut të djathtë që synon të tregojë paragjykime liberale në raportimin mediatik.

Bukuroshja 27-vjeçare dukej e gatshme të përballej me botën për bindjet e saj konservatore dhe u raportua se ishte pushuar nga puna në vitin 2018 nga një koncert modelimi për bindjet e saj.

Ursula Wiedmann Models me bazë në Atlanta i dërgoi një email Bethel-it duke i thënë se nuk do të punonin më me të për shkak të ‘lidhjeve të saj politike raciste’, sipas Fox News.

Bethel atë kohë i tha Fox se kjo ishte për shkak se ajo postoi një foto të saj me Donald Trump Jr.

Kjo është vajza e dytë e konkurseve të bukurisë që vdes këtë vit.

Ish-“Miss USA”, Cheslie Kryst, 30 vjeçe, u hodh nga një pallat 60-katësh në New York në janar.