Lajme

Ndërron jetë stilisti i njohur kosovar Valon Pestisha

11/11/2023 13:48
nga:Y I

Është ndarë nga jeta mëngjesin e së premtes stilisti i njohur nga Kosova, Valon Pestisha.

Lajmi është bërë i ditur nga miq, familjarë e bashkëpunëtorë të tij në rrjetet sociale, gjersa ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes.

Ka qenë Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, ajo e cila përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar stilistin e ndjerë.

“Valon ma këpute shpirtin! Bashkëpunëtori dhe dizajneri im prej shumë vitesh, njeriu që u kujdes për secilën paraqitje timen publike deri në detajin e fundit Valon Pestisha na la përjete sot! Valon ma këpute shpirtin, ike shumë herët duke ndërprerë në gjysmë çdo ëndërr tënden. Ngushëllime të sinqerta familjes! Pusho në paqe shoku sepse puna dhe dizajnet tuaja do të jetojnë përjetë”, ka shkruar Shala.