Sporti

Ndërron jetë legjenda i futbollit, rekordi i tij qëndron edhe sot

03/01/2023 12:22
nga:L J

Ka ndërruar jetë legjenda e futbollit, Zhist Fonten në moshën 89 vjeçare. Sulmuesi francez mban rekordin e golave ​​në një Botëror.

Ylli i Stade de Reims, shënoi 13 gola në Kupën e Botës të vitit 1958 në Suedi, një rekord që qëndron edhe sot. Ai e mbylli karrierën në kombëtare me 30 gola në 21 ndeshje.

Rekordi i tij në Botëror është rekordi me qëndrimin më të gjatë në historinë e sportit.

Fonten ishte legjendë e Stade de Reims me të cilët fitoi tre liga, një Kupë, një trofe të Kampionëve dhe ishte nënkampion në Kupën Evropiane.