Ish-lojtari i Brazilit, Ze Carlos, ka vdekur në moshën 55-vjeçare.
Mediat braziliane raportuan se Ze Carlos vdiq në gjumë, transmeton GazetaBlic Sport.
Gjatë gjithë karrierës së tij ai luajti për klubet braziliane dhe në vitin 1998 luajti në finalen e Kupës së Botës me kombëtaren e këtij vendi.
“Ze Carlos ishte një anëtar i rëndësishëm i ekipit në vitin 1998 kur arritëm në finale. Ai ishte një lojtar i shkëlqyer që pati një karrierë të shkëlqyer në disa klube. Në këtë moment, i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe miqve të tij”, tha shefi i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodriguez.
/GazetaBlic Sport/


