Deputetja e PDK-së,Ganimete Musliu, ka njoftuar lajmin e hidhur se sot është ndarë nga jeta Halime Nura, nena e Komandantit të UÇK-se Jakup Nura.
Musliu i ka shprehur ngushëllime familjes Nura dhe të gjithë ushtareve te UÇK-së të cilet u ushqyen me buke e kurajo nga kjo nënë, raporton Gazeta Blic.
Telegrami i plotë i ngushëllimit:
Paska nderruar jete edhe nje nene e madhe, Halime Nura, nena e Komandantit të UÇK-se Jakup Nura.
Halimja nuk ishte vetem nena e Komandantit Jakup Nura dhe e veteranit Avni Nura.
Ajo ishte nene e shume djemve qe u bene ushtarë te oreve te para te UCK-se.
Andaj perveç Jakupit, Avniut dhe familjes se gjere Nura ju shprehi ngushellimet me te sinqerta të gjithe atyre ushtareve te UÇK-se te cilet u ushqyen me buke e kurajo nga kjo nene. Shpirti i saje pushofte në paqe, i lehte i qofte dheu i Kosovës!


