Një tjetër i ri kosovar ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për Florent Kurtollin nga Prishtina, përcjell GazetaBlic.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, teksa arsyen (Covid-19) e konfirmoi edhe këshilltari i Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli.
Familjarët kanë dhënë detaje sa i përket ceremonisë së varrimit, ku e njëjta do të mbahet nesër në lagjen Arbëria të kryeqytetit.
/GazetaBlic/