Kandidatit të kryetarit të Pejës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj, ka njoftuar se mëngjesin e sotëm i ka ndërruar jetë babai.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Tolaj, përmes një postimi në Facebook, në të cilin ka treguar se babai i tij, profesor Sadri Tolaj ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të shkurtër.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar familjarë, miq, e dashamirë.
Ju njoftoj se sot, në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë babai ynë, profesor Sadri Tolaj.
Mbledhja komemorative mbahet me dt. 18.07.2021 ( e dielë) në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë, me fillim në ora 11:00.
Ndërsa varrimi bëhet poashtu me dt.18.07.2021 (e dielë) në ora 17.00, te varrezat e reja, në Fushë të Pejës.
Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit.
Me respekt,
AT.


