Aktori britanik, David Warner, raportohet se ka vdekur në moshën 80-vjeçare.
BBC raportoi se aktori vdiq nga një ‘sëmundje e lidhur me kancerin’ dhe se lajmi u konfirmua nga familja e tij.
Karriera e gjatë dhe e larmishme e artistit përfshiu kinemanë, skenën, televizionin dhe radion.
Ai u konsiderua si ‘Hamleti’ më i mirë i gjeneratës së tij në skenë, e më pas u bë pjesë e kinemasë me një sërë personazhesh.
Në një deklaratë për BBC, familja e David tha: “Do ta na mungojë jashtëzakonisht shumë, familja dhe miqtë do ta kujtojnë si një burrë bujar, partner, trashëgimia e punës së jashtëzakonshme të të cilit ka prekur jetën e shumë njerëzve ndër vite”.
“Jemi zemërthyer”, thuhet tutje në njoftim.
I njëjti ka lindur në Manchester, në vitin 1941. Prindërit e tij ishin të pamartuar dhe ai kaloi kohë në kujdesin e të dyve, duke e përshkruar fëmijërinë e tij si të ‘trazuar’ dhe të ‘çrregullt’.
Nëna e tij vdiq kur ai ishte adoleshent.
David ka lënë pas bashkëshorten Lisa Bowerman dhe djalin Luke.