Lajme

Ndërron jetë 52-vjeçari në Durrës në vendin e punës

08/03/2023 16:59
nga:N K

Një 52-vjeçar ka mbetur i vdekur në vendin e punës në Durrës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen nr.15. Dyshimet janë se viktima ka vdekur pasi që nga kamioni ku punonte, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë.

Rasti për vdekjen e A.K. është nën hetime, raporton Euronews.al.