Sporti

Ndërrohet tapeti në stadiumin “Air Albania”

06/09/2026 23:51
nga:L J

Stadiumi më modern dhe më i madh në vend, “Air Albania”, po i nënshtrohet një transformimi të rëndësishëm. Punimet për heqjen e tapetit aktual kanë filluar tashmë, për t’i hapur rrugë vendosjes së një sipërfaqeje të re dhe më moderne.

Ky investim vjen si vendim i Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, i marrë vetëm pak javë më parë. Ndërhyrja është e lidhur drejtpërdrejt me përgatitjet e ndeshjeve të kobëtares dhe për sezoni e ri në Abissnet Superiore.

Fusha, e cila deri më tani është konsideruar si një nga pikat më problematike të impiantit, pritet që pas këtij rikonstruksioni të jetë në nivelet më të larta, duke zgjidhur përfundimisht shqetësimet e krijuara më parë.