I ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Josh Peterson, mori pjesë të premten në ceremoninë e transferimit të autoritetit të Task Forcës së Aviacionit të KFOR-it.
Në njoftim në Favebook, ambasada falënderoi komandantin në largim, nënkolonelin Snook, si dhe Task Forcën Griffin për “shërbimin e tyre të përkushtuar dhe kontributin në sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”.
Ndërkaq, ka uruar komandantin e ri.
“I urojmë mirëseardhje komandantit të ardhshëm, nënkolonelit Bryant, si dhe Task Forcës Blackjack, teksa marrin përgjegjësinë për mbështetjen ajrore të KFOR-it, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.


