Lajme

Ndërpritet vaksinimi gjatë fundjavës pa asnjë paralajmërim, ankohen qytetarët

07/17/2021 22:11
nga:M K

Lidhur me mbylljen e sallës “1 Tetori” ditëve të vikendit MSH nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar.

Numri i zyrtarëve policor është goxha i madh, këtu tek salla 1 tetori.

Megjithatë numri i personave që po vijnë këtu për t’u vaksinuar është më i vogël.

Por, edhe ata që po vijnë nuk po mund të vaksinohen.

Pa asnjë njoftim paraprak, këtë të shtunë është ndërprerë vaksinimi.

E kjo gjë nuk i pëlqeu atyre që planifikonin të vaksinoheshin gjatë së shtunës.

Kjo qytetare e cila kishte edhe probleme shëndetësore tha se duhej të vaksinohej sa më parë që ishte e mundur.

Përkundër ankesave e kërkesave të qytetarëve për t’u vaksinuar ata nuk u merreshin parasysh.

Aty kthehej secili që insistonte, e këtë e bënte një zyrtarë policor që qëndron tek hyrja.

Kjo nuk vlente as për personat të cilët kishin gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ky qytetar shton se këto informata në lidhje me kohën e vaksinimit duhet të bëhen publike.

Kjo ndalesë e vaksinimit është bërë për shkak se imunizimi nuk do të ndodhë gjatë ditëve të fundjavës.

Vaksinimi, do të vazhdojë ditën e hënë.