Lajme

Ndërpritet seanca e sotme me pajtimin e të gjitha partive, vazhdon pas takimit të Kurtit me liderët

06/27/2025 11:40
nga:Sh R

Partitë politike janë pajtuar që ta ndërprejnë seancën e sotme, pas një konsulte që mbajtën lidhur me Aktgjykimin e Kushtetues.

Kryesuesi Avni Dehari tha se partitë janë pajtuar që seanca e sotme të ndërpritet, e të mbahet pas takimit të Kurtit me partitë.

Në sallë ishin 100 deputetë.

“Pas Aktgjykimit të Kushtetueses, sot u mblodhëm me përfaqësuesit e subjekteve. Të gjithë ishin të mendimit që seanca sot të ndërpritet. Pasi të mbahet takimi me liderët politikë të vazhdojmë me seancën”, tha Dehari.