Sporti

Ndërpritet ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës

02/26/2023 18:10
nga:E K

Është ndërprerë ndeshja në fund të çerku të dytë mes Bashkimit dhe Trepçës,

Tifozët vendas kanë hedhur gjësende në drejtim të lojtarëve mysafirë, pas një reagimi të basketbollistit, Mikaile Tmusic, përcjell GazetaBlic Sport.

Rezultati momental i ndeshjes është 34-43 në të mirë të Trepçës. Policia ka ndërhyrë duke larguar një pjesë të tifozëve, kurse ndeshja pritet të rifillojë pas zbrazjes së palestrës.

/GazetaBlic Sport/