Sporti

Ndërpritet ndeshja Gjilani – Malisheva! Oltion Bilalli lëndohet rëndë, autoambulanca në fushë!

05/06/2025 16:57
nga:Lorik J

 Ndeshja mes Gjilanit dhe Malishevës është ndërprerë.

Sulmuesi i Gjilanit, Oltion Billali u lëndua rëndë pas një ndërhyrje të tmerrshme me portierin kundërshtar Ilir Avdyli, shkruan GazetaBlic Sport.

Autoambulanca hyri në fushë dhe intervenoi në kohë, teksa ndeshja mbetet ende e ndërprerë.

Rezultati momental i takimit është 0-0.

/GazetaBlic Sport