Sporti

Ndërpritet ndeshja, futbollistët e Tiranës dhe Erzenit bëjnë iftar

04/02/2023 19:52
nga:L J

Momentalisht po zhvillohet ndeshja e xhiros së 27’të të Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Erzenit, ku rezultati momental është 3-1.

Diçka mjaft interesante jashtë vijave të fushës ka ndodhur në këtë ballafaqim, pasi lojtarët shqiptarë të dy skuadrave e ndaluan lojën në minutën e 58’të.

Dy skuadrat u pajtuan të ndalet ndeshja, teksa futbollistët që ishin duke agjëruar kanë bërë iftar, duke pirë ujë në fushë.

Loja u ndalua për pak minuta me mirëkuptimin e të gjithëve, teksa lojtarët bën iftar dhe më pas rifilloi gjithçka.