Ndërpritet finalja e Superkupës mes Trepçës dhe Pejës.
Në fundin e çerekut të dytë, dy skuadrat janë obliguar të shkojnë në zhveshtore nga gjyqtari i takimit, pasi kishte hedhje të gjësendeve në parket nga tifozët, shkruan GazetaBlic Sport.
Deri në atë moment, KB Trepça ishte në avantazh ndaj KB Pejës me rezultatin 37-32.
Dy tifozeritë janë prezente në Suharekë dhe atmosfera është e tensionuar.
/GazetaBlic Sport


