Sporti

Ndërpriten negociatat për rinovimin e kontratës mes Leaos dhe Milan

12/23/2022 12:31
nga:E K

Milani ka qenë në bisedime me Rafael Leao për një kohë të gjatë me synimin për rinovimin e tij, por sipas Corriere dello Sport, negociatat janë në stopuar për momentin.

Sulmuesi ka kërkuar ngritje të ndjeshme të pagës prej 7 milionë euro në vit për të rinovuar kontratën e tij me italianët, shkruan GazetaBlic Sport.

Kontrata e Leaos mbaron në qershor të vitit 2024, kurse klubet e mëdha evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

/GazetaBlic Sport/