Lajme

“Ndërprerja e kontratës për dërgesa diplomatike”, Rukiqi: Këta nuk janë në gjendje as postën dipiomatike me e menaxhu

10/25/2024 18:23
nga:Sh R

Zyrtari i LDK’së, Berat Rukiqi ka reaguar pas skandalit të MPJD’së që drejtohet nga Donika Gërvalla. Sot është raportuar për një dështim të këtij dikasteri, i cili është detyruar t’ia ndërpresë kontratën kompanisë që e kishte shpallë fituese para disa muajsh për të transportuar dërgesa postare diplomatike nga Ministria drejt misioneve diplomatike dhe konsullore dhe anasjelltas.

Rukiqi përmes një shkrimi në Facebook thotë se ‘këta nuk janë në gjendje as postën diplomatike ta menaxhojnë’.

Ai beson që ndryshimi do të bëhet më Lumir Abdixhikun kryeministër.

“Kaq të paaftë që janë. Për njohje e anëtarësime as nuk bëhët fjalë. Këta nuk janë në gjendje, as postën dipiomatike me e menaxhu. Këta veç dëm bëjnë. Me 9 Shkurt 2025 e bëjmë ndryshimin, me Lumirin Kryeministër”, shkroi ai.