Lajme

Ndërmarrësi Gjergj Luca viziton ish-Presidentin Thaçi në Hagë

11/04/2023 19:33
nga:Y I

Ndërmarrësi Gjergj Luca e ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi.

“E takova një që po gjykohet për krime lufte dhe me thënë të drejtën hyra për me i dhënë optimizëm atij burri dhe gajret, dhe me thënë të drejtën kishte aq shumë optimizëm e forcë sa unë dola i trishtuar e lash brenda burra të fortë”, tha ai.

Më tutje, ai tha se gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është duke u bërë padrejtësisht.