Opinionisti i emisionit “Big Talk”, gazetari Nderim Neziri ka shfaqur analizat e tij rreth banorëve të shtëpisë më të përfolur, atë të Big Brother.
Nga lista s’kishte si t’i ikte as Edoni apo Victoria, për të cilin ka thënë se ka bërë bujë në audiencën e gjerë të këtij formati televiziv.
“Victoria Owns një prej personazheve më të diskutuar. Kam dilema se kur do e shohim si Edoni e kur si Victoria. Por hyrja e tij sigurisht që ngriti pluhur në një shoqëri si kjo, e cila ndryshimet dhe diversitetin i pranon më vështirësi”, ka thënë Neziri.


