Sporti

Ndërhyrje e tmerrshme nga Dani Alves, ndëshkohet direkt me të kuq

02/06/2022 17:44
nga:L J

Skuadra e Barcelonës ka mbetur me 10 lojtarë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Mbrojtësi Dani Alves ka ndërhyrë nga mbrapa në mënyrë jo sportive ndaj Carrascos, me ç’rast edhe u ndëshkua direkt me karton të kuq në takimin e sotëm të La Ligas, shkruan GazetaBlic Sport.

Alves u ndëshkua me të kuq pas 68 minutave lojë, pas rishikimit të VAR’it nga gjyqtari kryesor.

Rezultati aktual i takimit është 4-2 për Barçën.

Ja momenti:

VIDEO