Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përurimin e bustit të heroit Yll Morina në shkollën që mban emrin e tij në Gjakovë, raporton GazetaBlic.
Ai tha se Morina, si një nga të parët që iu bashkua UÇK-së, ishte frymëzim për të rinjtë e qytetit në luftën për liri.
Haradinaj e quajti këtë nderim si të denjë për guximin dhe sakrificën e Morinës, duke e cilësuar atë krenari të Gjakovës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve.


