Lajme

Ndërtimi i objekteve pa Leje, Inspeksioni Komunal në gjumë!

06/23/2021 17:27
nga:Gazeta Blic

Afër autostradës Prishtinë-Mitrovicë më saktësisht në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë është duke u ndërtuar një objekt me sipërfaqe shumë të madhe pa Leje Ndërtimi siç është raportuar nga disa qytetarë të asaj zone.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për shkak të këtyre ndërtimeve pa Leje në tokat bujqësore e të cilat janë edhe nën sistem të ujitjes.

Gazeta Blic ka tentuar të kontaktojë drejtorin për Inspektime në Komunën e Vushtrrisë z. Agron Perçuku mirëpo i njejti nuk është përgjigjur.

Po ashtu mësohet që investimi është duke u bërë nga z. Agim Krasniqi, bashkëpartiak i drejtorit të Inspeksionit.

Siç njihet Komuna e Vushtrrisë është e njohur për tokën bujqësore që ka e që fatkeqësisht po shkatrrohet dita ditës.