Nesër Kuvendi i Kosovës do ta mbajë seancën e vet të radhës.
Për këtë ngjarje, ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Ai me anë të një foto të publikuar në Facebook, teksa shihet me kolegët e tij partiakë, shkroi se janë duke analizuar ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023.
“Duke analizuar ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023. Shihemi nesër në seancë”, shkroi Gashi.


