Kryeministri në dertyrë, Albin Kurti, të enjten njoftoi se është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës se njëhershmë prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.
Pos njoftimit në Facebook, Kurti u dërgoi edhe mesazhe telefonike për t’i njoftuar për procesimin e pagesës.
Rinor Qehaja, njohës i fushës së arsimit në Kosovë, në një prononcim për GazetaBlic lidhur me këtë tha se shpërndarja e këtij 100 euros është padyshim e mirëseardhur prej studentëve, dhe nuk besoj që dikush mundet me debate që nuk është e mirë. Mirëpo sa në të vërtetë kjo është e shpërndarë në mënyrë të drejtë tek të gjithë studentët, kur jo të gjithë prej tyre e kanë këtë nevojë kjo është po ashtu një debat tjetër.
Qehaja u shpreh se nuk dëshirojnë të mëndojnë që vendim i tillë ka karakter politik ose formë e fushatës indirekte në prag të balotazhit, por të besojmë në vullnetin e mirë të Qeverisë.
“Nuk guxojmë me mendu që kjo ka karaket politik apo elektoral, besoj qenësisht në atë vulllnetin e mirë të Qeverisë që më shpërnda 100 euro si kontribut pë rata student, mirëpo do të donim shumë që kjo shpërndarje të na kthehet si një politikë e qëndrueshme, si përfitim I qëndrueshëm tek studentët”.
“ Jo domosdoshmërisht si politikë sociale që shpërndahet at-hog në momente të caktuara të vitit, por si një politikë 6ë qëndrueshme, të strukturuar, që ka target të veçantë dhe që sjell rezultate të prekshmë për secilin student”.
Tutje Qehaja shtoi se çka është me e qëndrueshme sipas tij, në të mirë të studentëve, si mekanizëm nxitës, janë ofrimi i bursave.
“Ajo çka ne do të donim të shihnim është më shumë bursa që inkurajojnë të mësuarit, inkurajojnë përformancë më të mirë, inkurajojnë profile të caktuara si një mëkanizëm nxitës, si iniciativë më të mirë që e ka një output më të prekshëm”- përfundoi Qehaja për GazetaBlic.


