Lajme

Ndalohet shtetasi i Serbisë te Dheu i Bardhë, kapet me patentë shofer të falsifikuar

03/24/2024 09:46
nga:G C

Një shtetas serb është ndaluar në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se personi në fjalë dyshohej se kishte patentë shofer të Serbisë të falsifikuar.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.