Showtime

Ndalohet përdorimi i dronëve mbi shtëpinë e BBV

11/28/2021 16:25
nga:G C

Është bërë e zakonshme që për banorët e Big Brother VIP të iu vijnë befasi të ndryshme me dron, nga familjarët e tyre apo fansat.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot, kur përmes dronit arriti një dhuratë simbolike për Sarah Berishën dhe DJ PM.

Fansat e tyre ua dërguan një bluzë në të cilën ishte e stampuar një fotografi e tyre në të cilën i kërkohej DJ PM që t’i japë një shans Sarës.

Menjëherë pas kësaj, Big Brother VIP ka ardhur me një vendim, në të cilin thuhej se nga sot, ndalohet lëvizja e çdo mjeti fluturues (dron) mbi shtëpi.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Big Brother VIP në Instagram.