Lajme

Ndalohet për 48 orë polici që dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur në Gjakovë

05/09/2024 13:40
nga:G C

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual “.

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar përmes telefonit lidhur me dyshimet se ky polic kishte kryer veprime të kundërligjshme.

Siç thuhet në komunikatë, IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual “ ndaj një viktime të mitur.

“Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet tutje në njoftim.