Lajme

Ndalohet për 48 orë një i dyshuar për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi

02/16/2026 17:31
nga:Genita C

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari me inicialet V.N. është ndaluar me urdhër të prokurorit special për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

Prokuroria ka bërë të ditur se veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi.