Lajme

Ndalohet një person, pas të shtënave me armë pranë Trumpit

09/15/2024 23:52
nga:Lorik J

Një person është ndaluar pas të shtënave me armë të raportuara pranë fushës së golfit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Florida.

Siç raporton CNN, Në momentin kur është raportuar për të shtëna me armë, Trump ka qenë duke luajtur golf.

Po ashtu, bëhet e ditur se autoritetet kanë gjetur një pushkë pranë fushës ndërkombëtare të golfit.

Në lidhje me ngjarjen tashmë kanë nisur hetimet, derisa vetë Trump ka thënë se është i sigurt dhe në gjendje të mirë.

Ndër të tjera ish kreu i Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se asgjë nuk do ta ndalë dhe se nuk do të dorëzohet kurrë.

“Jam i sigurt dhe mirë! Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë!”, ka deklaruar Trump.