Lajme

Ndalohet një person lidhur me vrasjen e djeshme në Podujevë

09/12/2023 09:04
nga:Y I

Një person është ndaluar lidhur me vrasjen e djeshme në Podujevë, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj ka thënë se prokuroi i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e një personi të dyshuar, në rastin e vrasjes së rëndë në Podujevë.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi te dyshuar, ne rastin e vrasjes se rende ne Podujeve”, ka thënë ajo për Express.

Krejt ç’ka dihet për vrasjen e rëndë që ndodhi dje në Podujevë