Një 55-vjeçar është arrestuar në Aeroportin e Rinasit, i cili sipas Policisë së Shqipërisë, ishte në kërkim nga autoritetet në Firence.
I ndaluari rezultoi i dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence, me shtatë vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike.
Në vitin 2007, i dyshuari në bashkëpunim disa të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Holanda në Itali.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, po punojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 55-vjeçarit, në Itali.


