Lajme

Ndalohen të gjitha grumbullimet ku janë mbi 30 persona: Përjashtim bëjnë vetëm Kuvendi e Qeveria

04/18/2021 22:46
nga:Gazeta Blic

Në vendimin që ka marrë sot pasdite Qeveria e Kosovës ndalohen të gjitha grumbullimet ku ka më shumë se 30 persona, raporton Gazeta Blic.

Megjithatë, sipas këtij vendimi përjashtim bëjnë seancat e Kuvendit dhe mbledhjet e Qeverisë.

”Përjashtim nga pika 18, bëjnë mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, mbledhjet e Qeverisë, apo mbledhjet me interes të veçantë publik, të cilat lejohen pavarësisht numrit të personave”, thuhet në pikën 19-të të vendimit.

Në vazhdim e gjeni vendimin:

18. Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 30 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet). Pavarësisht numrit të personave, mbajtja e pritjes për ngushëllim/krye shëndoshë dhe organizimi i dasmave ndalohet.

19. Përjashtim nga pika 18, bëjnë mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, mbledhjet e Qeverisë, apo mbledhjet me interes të veçantë publik, të cilat lejohen pavarësisht numrit të personave.

Këto janë komplet 52 masat anti- covid të miratuara nga Qeveria