Lajme

Ndalohen për 48 orë katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor

06/06/2024 21:54
nga:Sh R

Katër persona janë ndaluar për 48 orë pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur me datën 02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj”në Prishtinë.

“Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komunikata e plotë:

Ndalohen për 48 orë, katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor

Nga hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, që kanë ndodhur me datën 02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj”në Prishtinë.

Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri.