Lajme

Ndalohen mallra të falsifikuara në Vërmicë

10/22/2025 10:38
nga:Y I

Oficerët doganorë, sot gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Vërmicës, kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në territorin e Kosovës.

Gjatë kontrollit, në veturë janë zbuluar aksesorë për telefona (silicone case).

“Pas një ekzaminimi të detajuar, është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI). Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë ndaluar, dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të falsifikuara në tregun vendor, duke siguruar zbatimin e dispozitave ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të konsumatorëve.