Lajme

Ndalohen dy të dyshuar për shitblerje të narkotikëve, iu sekuestrohen rreth 14 mijë euro dhe një veturë “Audi Q5”

09/09/2022 09:56
nga:N M

Prokuroria Themelore në Pejë njofton se në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo prokurori, ku thuhet se rasti ka ndodhur të enjten mbrëma

Në njoftim thuhet se si rezultat i veprimeve hetimore, janë bastisur disa lokacione, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth tre kilogramë narkotikë të llojit marihuanë, janë sekuestruar rreth 14 mijë euro para kesh, një veturë e tipit “Audi Q5”, një armë zjarri dhe telefonat e të pandehurve.

“Prokuroria Themelore e Pejës, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për shqiptimin e masës për sigurimin e prezencës të pandehurve në procedurë penale”, thuhet në njoftim.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova më 21 shtator në Gjilan