Lajme

Ndalohen dy shtetasë të Serbisë, kapen duke kaluar ilegalisht kufirin

08/02/2025 10:46
nga:Y I

Në fshatin Stublinë të Gjilanit, policia ka kapur dy shtetasë të Serbisë nën dyshimin se kanë kaluar kundërligjshëm kufirin.

Policia njofton në raportin 24-orësh se të dyshuarit që u ndaluan të premten janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje.

“Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar dy të dyshuar-shtetas të Serbisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar kundërligjshëm kufirin. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje, në procedurë të shpejtë”, thekson policia.