Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24-orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ndaluar 10 persona për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24-orësh të prokurorisë, ku thuhet se gjatë kësaj periudhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 3 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër persona, si dhe ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tri persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale.
Edhe Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy person të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Kurse Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona.


