Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se LDK-PDK e kishin bllokuar trafikun në Prishtinë, pastaj pastrimin dhe tash edhe trafikun urban, raporton Gazeta Blic.
“Bllokojnë të gjithë qytetarët dhe duan që fajin t’ja mveshin LVV-së e Qeverisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Ky është opozitarizimi që ofron sot LDK-PDK. Ishin dhe janë në koalicion në Prishtinë. E bllokuan trafikun, pastrimin dhe tash edhe trafikun urban. Bllokojnë të gjithë qytetarët dhe duan që fajin t’ja mveshin LVV-së e Qeverisë.
Në pamundësi për të ofruar alternativë për qytetarët këta duan përmes bllokadave të nxisin pakënaqësi qyetare ndaj Qeverisë.
Bllokimi i buxhetit të Prishtinës, qytetarët nga sot mbesin pa transport publik


