Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar ndaj ministrit Hekuran Murati, ku ky i fundit ka thënë se shteti nuk do t’i paguajë ata që mbajnë grevë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka thënë se ndalja e pagës është antikushtetuese dhe se nëse ai ndërmerr një veprim të tillë, atë duhet dërguar në Kushtetuese presidentja, e nëse nuk e bën ajo, duhet Avokati i Popullit ta bëjë.
Matoshi ka thënë se lëndën e ka të humbur ministri Murati.
Postimi i tij i plotë:
Ndalja e pagës grevistave asht akt antikushtetues.
Nëse ky ministri diskriminues i Financave, Murati (Kosova ka ligj të veçantë kundër diskriminimit) ndërmerr nji hap të tillë, nëse nuk e ban Presidentja, ombudsman-i (Avokati i popullit) duhet ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese!
Ju garantoj që landën e ka të humbun!
P.S.
Murati vet po e di që legjuslacioni kosovar nuk e lejon ndaljen e pagës për grevistët në greva të ligjshne, prandej po thirret në ligjet e hueja!?
Sa për frikësim me shantazh, që po ashtu asht i dënueshëm!


