Ish ministri i Financave, Haki Shatri, disa herë gjatë një prononcimi për Gazeta Blic ka thënë se “nuk po mund ta besoj” se Qeveria e Kosovës ka ndalur pagat për muajin shtator për grevistët e arsimit dhe atyre të administratës, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, vendimi për ndaljen e pagave nuk është marrë nga minsitri i Financave dhe trasfereve Hekuran Murati por nga shefi i tij, Albin Kurti.
Shatri ka vlerësuar se veprimi i Qeverisë për ndaljen e pagave është jashtë çdo norme ligjore.
“Ky far Hekuran Murati s’guxon me bo asgjë pa e vet shefin e vet. Kjo qeveri i ndëshkon ligj e pa ligj gjithë ata që nuk janë në një bindje me ta dhe këtë rast grevistët janë treguar të padëgjueshëm për qeverinë, kanë kërkuar paga me në krahasim me kushtet e inflacionit. Ramiz Laldrovci ka thënë se ligji është si llastiku dhe këtë e kanë bërë, këtë po e interpretojnë qysh po dojnë. Nuk ka të drejtë kurrkush t’u ndalë pagën atyre që janë në grevë sepse e kanë paralajmëruar, ka pasur kërkesë, kanë kërkuar dialog social, pra ka qenë brenda kushteve të parapara me ligj siç bëhet një grevë”, thotë Shatri për Gazeta Blic.
Por, gjatë bisedës për Gazeta Blic, Shatri e ka kuptuar vendimin zyrtar se nuk do të ketë paga për muajin shtator për grevistët.
“Nuk po mund të besoj, nuk po mund të besoj që e kanë bërë këtë budallallëk”, është shprehur ai disa herë.
Por, ky veprim siaps Shatrit i qeverisë së Kosovës mund të përfundojë në gjyktatat e Kosovës.
“Unë mendoj se Hekuran Murati mund të ndiqet penalisht. Këta (grevistë) duhet të ndjekin rrugën ligjore, herëdokurdo do të triufojnë për të drejtën e vet. Është i palogjikshëm një veprim i tillë (ndalaj e pagave), jashtë çdo logjike kjo punë, s`po mund të kuptoj’, ka thënë ai ndër të tjera.
E konfirmon Qeveria: Nuk do të ekzekutohen pagat për grevistët


