Lajme

Berisha i PDK-së: Ndalimi i TikTokut është puna e vetme e mirë e kësaj Qeverie

07/01/2024 10:31
nga:N K

Në një prononcim për GazetaBlic deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka theksuar se ndalimi i përdorimit të rrjetit social ‘Tiktok’ nga institucionet shtetërore të Kosovës, është puna e vetme e mirë e Qeverisë aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti.

“Kjo është një e vetme punë e mirë që do ta bënte kjo qeveri. Kur i duheshin për propagandë e denigrim të çdo vlere e vetë shtetit të Kosovës, s’i ndalte as edhe mjetet e propagandës nga Serbia, Kina, Rusia. Shkoi deri aty sa ka investuar miliona për të ngritur një Qendër Informimi e Propagande, për t’i plasuar në opinion kauzat e tij të rrejshme por për t’i denigruar të gjithë kundërshtarët politik dhe ata që mendojnë ndryshe. Pra, derisa i shërbeu misionit dhe agjendave të tyre antishtet, i zhvilluan e përdorën këtë rrjet komunikimi masiv. Tani kur po përdoren nga të gjithë dhe po i kthehen në kundër propagandë atij vetë, ndaj edhe po mundohet ta kamuflojë ndalimin e këtyre aplikacioneve me vendim qeverie”, tha Berisha.

Ndalimi “Tik Tok-ut”, Rexhaj: Shumica kanë qenë pro këtij vendimi sepse dihet vendi i origjinës i këtij rrjeti

Sipas deputetit nga partia opozitare PDK, në bazë të Konferencës Ndërkombëtare në Mynih e cila është mbajtur me vitin 2019 për siguri, nuk duhet të ketë përdorim rrjeti social ‘Tiktok’, përshkak të rrezikimit me vjedhje të dhënave personale të shoqërisë dhe sigurisë në vend.

“Përkundër faktit se unë mendoj se që nga Konferenca Ndërkombëtare e Mynihut për Siguri që u mbajt në vitin 2019, këto lloj aplikacionesh nuk duhen lejuar në vendin tonë, mu për shkak të rrezikimit të sigurisë, qoftë individuale duke ua kontrabanduar të dhënat personale dhe sigurisë kolektive me degradimin moral të shoqërisë”, përfundoi deputeti i PDK-së Hisen Berisha.

/GazetaBlic/