Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar me Kushtrim Koliqin nga organizata”IntegraNGO”, e cila është partnere e festivalit “Mirëdita, dobar dan”.
Rohde tha se festivali “Mirëdita, dobar dan”, i cili këtë vit u ndalua nga autoritetet serbe, organizohet nga njerëz të guximshëm nga Kosova dhe Serbia që në fokus kanë paqen dhe pajtimin.
“Autoritetet serbe e ndaluan edicionin e tij të 10-të. Mbështetja e ndalimi po e promovon nacionalizmin. Kjo nuk ka vend në Evropë”, shkroi Rohde.
Festivali “Mirëdita, dobar dan”, organizohet që nga viti 2014 nga organizata joqeveritare nga Kosova dhe Serbia, ku qëllimi i festivalit është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor në mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë.
Por, më 27 qershor, në vendin ku ishte paraparë të bëhej hapja e festivalit, grupet e ekstremit të djathtë në Serbi dhe tifozët nacionalistë e bllokuan hyrjen për organizatorët dhe të ftuarit e festivalit.
Më vonë, ishte ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, urdhëroi ndalimin e mbajtjes së festivalit, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë.