Lajme

Ndalet energjia elektrike në Qendrën e Vaksinimit në Ferizaj, ndërpritet procesi i vaksinimit

07/14/2021 09:31
nga:Y I

Në mëngjesin e së mërkurës personeli shëndetësor në Qendrën e Vaksinimit kundër Covid-19 në shkollën e Mesme Bujqësore “Zenel Hajdini” në Ferizaj është përballur me disa probleme për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike.

Si pasojë e ikjes së dritave është ndërprerë edhe procesi i vaksinimit në sallën e Edukatës Fizike.

Para hyrjes së shkollës “Zenel Hajdini” në Ferizaj është krijuar një radhë me disa persona duke pritur që të vaksinohen kundër Covid19. /Indeksonline/